Ballina Kronika Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar me tre identitete

72
0

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të operacionit është ekzekutuar masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për dy shtetas, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa është caktuar për O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse në një njësi administrative në kryeqytet, si dhe për A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e D. I., alias I. K., alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas hetimeve, 41-vjeçari dyshohet se ka aplikuar për ndryshimin e emrit, duke përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar.

Ndërkohë, O. O. dhe A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat administrative në vijim të aplikimit, pa realizuar verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.