Ballina Rajoni Zgjedhjet në Serbi, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e vet: Shmangni grumbullimet më...

Zgjedhjet në Serbi, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e vet: Shmangni grumbullimet më 25 tetor

53
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në Serbi të tregojnë kujdes dhe të shmangin grumbullimet, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen më 25 tetor.

Në një njoftim të publikuar nga ambasada, qytetarëve amerikanë u rikujtohet se demonstratat janë të zakonshme dhe të paparashikueshme në Serbi. Sipas njoftimit, pranë protestave mund të ketë një prani më të madhe të forcave të policisë, ndërsa qarkullimi rrugor mund të pengohet për shkak të mbylljes së rrugëve, edhe për një periudhë pas përfundimit të demonstratave.

Ambasada thekson gjithashtu se demonstratat e zhvilluara më herët janë shoqëruar me raste dhune dhe u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në afërsi të protestave.

“Të shmangin zonat ku zhvillohen protesta;

Të monitorojnë mediat lokale për përditësime;

Të shmangin turmat”, këshillohen qytetarët amerikanë në Serbi.

Njoftimi vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 25 tetor në Serbi.