Ballina Aktualitet GJKKO rrëzon padinë e Carlo Bollinos, pushon gjykimin ndaj Malltezit dhe Këlliçit

GJKKO rrëzon padinë e Carlo Bollinos, pushon gjykimin ndaj Malltezit dhe Këlliçit

87
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar gjykimin ndaj Jamarbër Malltezit dhe Belind Këlliçit, pas kallëzimit të paraqitur nga Carlo Bollino. Sipas njoftimit të gjykatës, Bollino kishte paraqitur më 8 qershor 2026 kërkesë për gjykimin dhe shpalljen fajtor të Malltezit dhe Këlliçit për veprat penale të “Fyerjes”, të parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, dhe “Shpifjes”, të kryer botërisht, sipas nenit 120, paragrafi i dytë. Në kërkesën e tij, Bollino kishte kërkuar gjithashtu që, në referim të nenit 30/9 të Kodit Penal, ndaj të akuzuarve të vendosej edhe dënimi plotësues për publikimin e vendimit gjyqësor.

Në përfundim të procesit, me vendimin nr. 68, datë 21 shtator 2026, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Besmir Stroka vendosi pushimin e gjykimit të çështjes, me viktimë akuzuese Carlo Bollinon dhe të akuzuar Jamarbër Malltezin e Belind Këlliçin. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të viktimës akuzuese. Vendimi nuk është përfundimtar. Sipas njoftimit zyrtar, kundër tij mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat që nis nga dita pas njoftimit të vendimit. “Viktima akuzuese Carlo Bollino, më datë 08.06.2026, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin dhe shpalljen fajtor të shtetasit Jamarbër Malltezi për kryerjen e veprës penale të “Fyerjes”, të parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, si dhe të veprës penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht, të parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë, i Kodit Penal.

Gjykimin dhe shpalljen fajtor të shtetasit Belind Këlliçi për kryerjen e veprës penale të “Fyerjes”, të parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, si dhe të veprës penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht, të parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë, i Kodit Penal. Në referim të nenit 30/9 të Kodit Penal, të akuzuarit të dënohen gjithashtu me dënimin plotësues të detyrimit për publikimin e vendimit gjyqësor. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Besmir Stroka, me vendimin nr. 68, datë 21.09.2026, vendosi: Pushimin e gjykimit të çështjes nr. Regj. 127, datë regjistrimi 08.06.2026, me viktimë akuzuese Carlo Bollino dhe të akuzuar Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të viktimës akuzuese. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”, njoftoi dje GJKKO.