Ballina Aktualitet Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?/ Ja...

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?/ Ja çfarë thotë faqja “Lolita” dhe gazetari Elvi Fundo!

188
0

Në kulmin e debatit dhe kuriozitetit për çfarë përmban dosja “Agasi”, faqja e njohur në FB, “Lolita”, ka hedhur këtë të enjte një shënim të shkurtër “me spec”, ku denoncon edhe përfshirjen e medias në këtë skandal.

“Asaj gazetares që i bleu makinë 150 mijë euro Ergys Agasi, kush do t’ia ndërrojë tani gomat, vaj e filtra? Se i shkojnë shtrenjtë shërbimet Range Roverit”, shkruan Lolita, duke ngjallur kërshërinë për këtë pjesëtare të medias shqiptare që vlerësohej kaq shtrenjtë nga “koordinatori i krimit të organizuar me Edi Ramën”.

Nuk ka vonuar shumë dhe denoncimit-enigmë të “Lolita”, i ka vënë emër gazetari Elvi Fundo, i cili e ka ndjekur nga afër dosjen dhe hetimin për organizatën e Ergys Agasit. Fundo ka ripublikuar në faqen e tij shënimin e “Lolita” dhe ka shtuar: Mos e prek Gridën.

Alfapress.al bëri një verifikim dhe rezulton që në median shqiptare me emrin Grida rezulton vetëm drejtuesja e emisionit “Top Story” në Televizionin Kombëtar Top Channel. Gjithashtu rezulton se Grida Duma ka në përdorim vetjak një makinë luksoze tip “Range Rover”.

Një ditë më parë në mbrëmje, Grida Duma, ia kishte kushtuar emisionin e saj zhvillimeve të forta pas arrestimit në detyrë të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenaj, dhe dosjes “Agasi”. Kushdo që e pa arriti “në përfundim” se SPAK dhe një nga prokurorët që ka hetuar çështjen “Agasi”, Altin Dumani, janë edhe më “të këqij” se Agasi dhe Hysenaj.

Gazetari Almer Toska deklaroi se Dumani është takuar me Belinda Ballukun në fshatin Zagori dhe aludoi edhe se është paguar deri në 20 milionë euro. Drejtuesja e emisionit Duma, e dëgjonte këtë akuzë të rëndë për një nga prokurorët që ka hetuar organizata të mëdha kriminale dhe politikanë të fuqishëm, përfshi dhe Agasin e Ramës, herë me ëmbëlsi dhe herë plot seriozitet, por në asnjë moment nuk kërkoi që gazetari të nxirrte faktet për publikun.

Në të njëjtin emision, analisti i përhershëm i Grida Dumës, Arjan Curri, lëshoi “bombën” tjetër. “Prokurorët e SPAK kanë probleme seksuale”, deklaroi ai me vetësigurinë që e karakterizon. Edhe në këtë moment drejtuesja e emisionit, Grida Duma, nuk kërkoi prova, por vetëm lëshoi atë nënqeshjen e saj epike-ironike.

Sa të vërteta janë lajmet që qarkullojnë jo zyrtarisht, kush dhe sa thellë janë të përfshirë njerëzit e medias në çështjen “Agasi” dhe jo vetëm, koha do ta provojë, por një gjë është e sigurt: Fronti mediatik anti-SPAK është tërbuar dhe është hedhur në sulm të përqendruar. Shantazh, frikë apo të dyja bashkë? Të presim me durim./Alfapress.al