Ballina Politika ‘Qeverisë suaj t’i vijë turp’, protestuesja përplaset me Erion Braçen, ndërhyjnë edhe...

‘Qeverisë suaj t’i vijë turp’, protestuesja përplaset me Erion Braçen, ndërhyjnë edhe banorët! Deputeti i PS: Mos ofendo njerëzit

73
0

Një takim i deputetit socialist Erion Braçe me banorët për problematikat e zonës u kthye në debat të fortë me protestuesen Arvina Lleshi. Teksa Braçe po dëgjonte shqetësimet e qytetarëve në kuadër të takimeve për “Praninë Besnike”, Lleshi ndërhyri duke akuzuar qeverinë se nuk u ka dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Arvina Lleshi: Qeverisë suaj duhet t’i vijë turp që merrni guximin dhe dilni përballë qytetarëve.

Erion Braçe: Një sekondë, ta rregulloj fjalinë. “Qeverisë suaj” dhe “ty të vijë turp” janë dy gjëra të ndryshme.

Arvina Lleshi: Qeverisë suaj pra, se je pjesë e qeverisë së Edi Ramës.

Erion Braçe: Unë jam deputet, të keqen.

Përplasja vijoi kur Lleshi kritikoi edhe banorët që i kërkonin Braçes zgjidhjen e problemeve, ndërsa deputeti socialist i kërkoi të mos i fyente.

Arvina Lleshi: Edhe këtyre banorëve, disave prej tyre, përveç atyre që kishin kritika faktike, duhet t’u vijë turp që ju flasin juve dhe ju kërkojnë juve t’ua zgjidhni hallet. Sepse ju duhet të kishit krijuar politika për t’ua zgjidhur hallet këtyre banorëve.

Erion Braçe: Fol me mua, mos ofendo askënd këtu.

Lleshi i kërkoi më pas dorëheqjen Braçes dhe qeverisë, ndërsa e cilësoi deputetin socialist si “opozita e shitur e Edi Ramës”.  Ndërsa deputeti socialaist e pyeti nëse opozitë të shitur konsideron edhe Agron Shehajn, Adriatik Lapajn apo Arlind Qorin.

Arvina Lleshi: Ty do të të quaj opozitë e shitur, më keq se këta opozitarët që mbajnë veten si opozitë të vërtetë.

Erion Braçe: Për kë e ke? Për Agron Shehajn?

Arvina Lleshi: S’kam punë me Agron Shehajn.

Erion Braçe: Edhe për Arlind Qorin? Po për Adriatik Lapajn? E ke për ata?

Arvina Lleshi: Mua s’më intereson fare politika, po të them edhe njëherë ty: ti je opozita e shitur e Edi Ramës.

Debati u ashpërsua më tej kur Lleshi iu drejtua sërish banorëve. Braçe reagoi duke i kërkuar disa herë të mos i fyente, ndërsa më pas iu përgjigj me ironi se do ta çonte në kopsht për të takuar edukatoren.

Debati i plotë mes Erion Braçes dhe Arvina Lleshit

Arvina Lleshi: Si fillim, unë mendoj se qeverisë suaj duhet t’i vijë turp që merrni guximin dhe dilni përballë qytetarëve.

Erion Braçe: Një sekondë, ta rregulloj fjalinë. “Qeverisë suaj” dhe “ty të vijë turp” janë dy gjëra të ndryshme.

Arvina Lleshi: Qeverisë suaj pra, se je pjesë e qeverisë së Edi Ramës.

Erion Braçe: Unë jam deputet, të keqen.

Arvina Lleshi: Ça thua më, lëre deputetin. Është pjesë e PS-së deputeti. Është deputeti i PS-së ai, i Edi Ramës, që bën opozitën e Edi Ramës. E dyta, edhe këtyre banorëve, disave prej tyre, përveç atyre që kishin kritika faktike, duhet t’u vijë turp që ju flasin juve dhe ju kërkojnë juve t’ua zgjidhni hallet. Sepse ju duhet të kishit krijuar politika për t’ua zgjidhur hallet këtyre banorëve, jo të vinin këta dhe të thonin se nuk kanë ujë 24 orë.

Erion Braçe: Fol me mua, mos ofendo askënd këtu.

Arvina Lleshi: Është mendimi im. Kam të drejtë të them mendimin tim të lirë.

Erion Braçe: Ti mund ta shprehësh mendimin tënd si të duash, por jo duke fyer njerëzit.

Arvina Lleshi: Ty s’të funksionojnë as spitalet, as rrugët, as autobusi, as telat e korrentit që i ke mbi kokë. Sa problematika ka, ti i di shumë mirë. T’ju vijë turp që vini këtu e përballeni me qytetarët, se duhet të kishit krijuar politika. Njerëzit qajnë hallet te ju dhe ju s’ua keni zgjidhur. Qeveria jote dhe ti duhet të jepni dorëheqjen dhe mos jua pafshim bojën. Suksese! Tani jepini lavde deputetit tuaj. Ishalla zi e më zi ua bën. Ishalla gjithë fëmijët ua çon jashtë shtetit.

Erion Braçe: Dy gjëra. E para njëherë, mos ofendo njerëzit.

Arvina Lleshi: Kam të drejtë të jap mendimin tim si të ma dojë qejfi mua. Ty do të të quaj opozitë e shitur, më keq se këta opozitarët që mbajnë veten si opozitë të vërtetë.

Erion Braçe: Për kë e ke? Për Agron Shehajn?

Arvina Lleshi: S’kam punë me Agron Shehajn. Ç’lidhje kam me Shehajn?

Erion Braçe: “Opozitë e shitur” pra. A është opozitë e shitur?

Arvina Lleshi: “Opozitë e shitur” e kam për të gjithë opozitën.

Erion Braçe: Po pra, edhe për Agronin?

Arvina Lleshi: Nuk mbaj krahun e askujt unë.

Erion Braçe: Edhe për Arlind Qorin? Po për Adriatik Lapajn? E ke për ata?

Arvina Lleshi: Mua s’më intereson fare politika, po të them edhe njëherë ty: ti je opozita e shitur e Edi Ramës.

Erion Braçe: E para, mos fyej. E dyta, kam një kopsht këtu të të marr. Të të takoj me edukatoren vetëm për një orë.

Arvina Lleshi: Jam diplomuar dje

Erion Braçe: Vazhdojmë te Irfan Romini. Ça hallesh ke? A banon atje?

Arvina Lleshi: Halle e mia janë hallet e gjithë shqiptarëve.

Erion Braçe: Je e vogël për hallet e gjithë shqiptarëve.

Banorët: ku punon ti?

Arvina Lleshi: Jam pa punë, s’ka futur në punë qeveria.

Braçe: Me iphone 17 pro max dhe pa punë

Arvina Lleshi- banorëve: Kështu vazhdoni, kështu vazhdoni, ishalla më keq ua bën. Se kështu e doni ju siç ua ka bërë Enveri, Sala e të gjithë me rrallë.