Ballina Kronika Zjarr në kodrat e Golemit, tymi zjarrit duket qartë nga bregdeti

Zjarr në kodrat e Golemit, tymi zjarrit duket qartë nga bregdeti

43
0

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën kodrinore mbi Golem, ndërsa tymi është parë qartë nga zona bregdetare.

Pamjet tregojnë tymin që ngrihet mbi kodra, ndërsa në zonën përreth ndodhen struktura turistike dhe hapësira plazhi.

Ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga zjarri, shkaku i tij apo nëse flakët paraqesin rrezik për banesat dhe strukturat pranë zonës.

Situata mbetet në zhvillim dhe pritet ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse për izolimin e vatrës.