Ballina Aktualitet Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, mbizotërojnë thirrjet: Nuk shitet Shqipëria, shitet...

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, mbizotërojnë thirrjet: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!

26
0

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 122 kundër qeverisë.

Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë Edi Rama” etj.

Pritet që protestuesit të mblidhen përballë Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime nga aktivistët.

Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij.