Ballina Ekonomia Euro e mbyll shtatorin më dobët se kurrë, rezerva valutore arriti në...

Euro e mbyll shtatorin më dobët se kurrë, rezerva valutore arriti në 8.4 mld € në muajin gusht!

45
0

Muaji i parë i vjeshtës e ka thelluar më tej zhvlerësimin e euros. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shtatori është mbyll me këmbim mesatar të euros me 91.85 lekë, gati 5.3% më pak se vjet, kur një euro u këmbye me mesatarisht 97 lekë.

KURSI I KËMBIMIT TË EUROS

Shtator 2025        1 €= 97.07 lekë
Shtator 2026        1 €= 91.85 lekë
Zhvlerësimi                 – 5.22 lekë
Për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë ka qenë më prezentë se vjet në treg duke shtuar blerjet e valutës. Por dobësimi përballë lekut nuk është ndaluar, ndërsa rezerva valutore po regjistron rekorde muaj pas muaj.

Në gusht thotë banka qendrore rezerva valutore ka arritur në shifrën rekord prej 8.4 miliardë euro, nga 7 miliardë euro që ishte në gusht të vitit të kaluar. Pra brenda një viti është shtuar me 1.3 miliardë euro.

REZERVA VALUTORE

Gusht 2025        7.091 mln euro
Gusht 2026        8.415 mln euro
Diferenca        +1.324 mln euro

Institucionet thonë se rënia ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, dhe se ky forcim i lekut ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll. Por e kundërta ka ndodhur me eksportuesit që vijojnë të humbasin, por edhe me qytetarët që kursimet e tyre i kanë mbajtur në monedhën evropiane.

Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se vetëm në 12 muajit e fundit kursimet e shqiptarëve të mbajtura në euro nëpër banka janë zhvlerësuar me 37 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro.

Për shkak të goditjes që po marrin nga zhvlerësimi i euros, qytetarët këtë vit po shkojnë drejt kursimeve në lekë. Për herë të parë në verë kursimet në lekë i kaluan ato në valutë. Konkretisht nga 1.5 trilionë lekë depozita në fund të gushtit, rreth 789 miliardë lekë ishin në lekë dhe 788 miliardë lekë në valutë.