Ballina Sport Ndëshkimet komplikojnë situatën e kuqezinjve para sfidës me San Marinon, Maran në...

Ndëshkimet komplikojnë situatën e kuqezinjve para sfidës me San Marinon, Maran në dilemë

43
0

Humbja përballë Finlandës nuk është shqetësimi i vetëm i trajnerit Rolando Maran, i cili duhet të mendojë që sot për sfidën e radhës së Kombëtares shqiptare të futbollit, atë përballë San Marinos.

Trajneri i kuqezinjve është i detyruar që të bëjë një rishikim të plotë të rreshtimit që do të hedhë në fushë në sfidën e të martës në “Air Albania”, i diktuar edhe nga kartonët e verdhë.

Pilo, Ramadani dhe Asllani ishin në listën e futbollistëve të ndëshkuar me të verdhë e të cilët rrezikonin pezullimin për ndeshjen tjetër. Atyre sot u janë shtuar edhe Gjimshiti, Sherri, Uzuni dhe Mehmeti. Të gjithë janë ndëshkuar me të verdhë për protesta në ndeshjen e sotme pasdite kundër Finlandës ndaj vendimeve të kryesorit irlandez Henesi.

Kësisoj, edhe ata hyjnë në listën e të rrezikuarve në radhët e Shqipërisë. Ndaj trajneri duhet të vendosë nëse do t’i aktivizojë këta lojtarë dhe të rrezikojë një të verdhë të mundshëm që do t’i linte jashtë për ndeshjen e parë të nëntorit pikërisht kundër Finlandës, apo të mendojë fillimisht për të pasur sigurinë e pikëve duke konsoliduar lojën përballë modestëve të grupit.