Ballina Politika ‘Mazniku simpatiku’, Korreshi batuta me Reformën Territoriale: Keni futur sherr mes Divjakës...

‘Mazniku simpatiku’, Korreshi batuta me Reformën Territoriale: Keni futur sherr mes Divjakës dhe Lushnjës

95
0

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk u përmbajt gjatë fjalës së tij në Kuvend për Reformën Territoriale.

Demokrati nuk i kurse batutat, duke u shprehur kundër Hartës së re të propozuar nga PS.

“Unë do ta nisja me një fraza të vjetër. ‘Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë, detin që do më vijë afër apo liqenin që më kanë tharë’. Gëzon kryetarja se do i vijë deti afër. Por gjatë tranzicionit na thatë liqenin. Mazniku simpatiku, ai që nuk e di nga i binte Lushnja. ‘Kishte shërbime urbane bashkia Lushnje dhe nuk kishte Divjaka’. Gënjen. Divjaka ka, lidhet nga Çerma në Divjakë. Ne në Lushnje s’kemi. Deri te rotonda e Plugut kemi, dhe atë e çojmë me të shtyrë. Këto shërbime ofron me nder jush bashkia Lushnje. Siç ofron shërbimin zjarrfikëse, që flenë të gjithë atje dhe e bëjnë rrëzë pemës.

Çfarë shërbimi i jepni ju? Ku lënë patronazhistët tuaj që të rritet rroga për të tjerët. Ata tuajt nuk e dinë kur fusin kartën se ku janë të punësuar. Çfarë do të rregulloni ju?

Ceno Klosi që s’e njeh njeri, doli i parë në Divjakë. Ja pse e doni këtë reformën ju. A keni guximin ju që morët qoftë edhe një votë që të përballeni me qytetarët tuaj? Banorët e Divjakës ishin të gjithë aty. keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës. Askush nuk e do këtë bashkim. As Lushnja me Divjakën dhe as Divjaka me Lushnjën. Kjo është e vërteta e hidhur. Mendoni ju se do jepni shërbime, por i keni hale njësitë administrative. Si banjë publike.

Pretendoni shërbime publike? Po ju s’keni hale. Sot e gjithë bashkia është patronazhim nga i pari te i fundit. Në 2014 i thatë do ulim shpenzimet. Kazanët e plehrave një herë në javë pastrohen në Lushnjë. Ndizen zjarre në mes të qytetit. Juve ju ka zënë ferra sytë, kallami është bërë si hu nëpër parcela. Asnjë nga rezervuarët e Myzeqesë nuk i punojnë portat hyrëse e dalëse. Iu ngeci peshku”,”, tha ndër të tjera Korreshi.