Ballina Aktualitet Shoqëria Rajonale UKD njoftim: Ditën e Mërkurë, 14.10.2026, mund të ketë probleme...

Shoqëria Rajonale UKD njoftim: Ditën e Mërkurë, 14.10.2026, mund të ketë probleme në furnizimin me ujë në të gjithë zonën e shërbimit

251
0

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14.10.2026, mund të ketë probleme në furnizimin me ujë në të gjithë zonën e shërbimit (Durrës qytet, zona e fshatrave së bashku me zonën turistike, Maminas dhe Shijak).

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar se më datë 14 tetor 2026, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV L110-36 Laç 1 – Fushë Kuqe.

Nga kjo linjë marrin energji elektrike stacionet e pompave: Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë Krujë, të cilët furnizojnë me ujë të gjithë zonën e sipërpërmendur.

SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme!