Ballina Politika Rama i frikësuar nga studentët, zyrtarizon mercenarizimin e Policisë së Shtetit/ Miraton...

Rama i frikësuar nga studentët, zyrtarizon mercenarizimin e Policisë së Shtetit/ Miraton me urgjencë 740 milionë lekë nga buxheti i shtetit për shpërblimin e 2750 policëve

57
0

I tmerruar nga protesta studentore, pa kaluar ende 12 orë nga mbledhja me policët, Edi Rama ka ligjëruar mercenarizmin e policisë.

Rama ka miratuar mbrëmjen e sotme me urgjencë, shpërblimin e policëve me nga 2500 euro, para të marra nga buxheti i shtetit, që mbushet nga taksat e paguara nga qytetarët shqiptarë, që ky kryeministër kërkon ti masakrojë.

Vendimi i miratuar nga Edi Rama:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, ‘Për buxhetin e vitit 2026’, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, ‘Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin ‘Shpenzime korrente’ të programit buxhetor ‘Policia e Shtetit’, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh.

3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.