Ballina Aktualitet Nis protesta e PD në Tiranë, deputetët dhe mbështetësit marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e PD në Tiranë, deputetët dhe mbështetësit marshojnë drejt Kryeministrisë

39
0

Ka nisur këtë të shtunë protesta kombëtare e Partisë Demokratike në Tiranë, e organizuar në mbështetje të studentëve që prej 12 ditësh vijojnë protestat e tyre.

Deputetët demokratë dhe mbështetësit e opozitës janë grumbulluar fillimisht pranë selisë së PD-së, ku kanë qëndruar për disa minuta, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Në krye të protestuesve janë shfaqur drejtues të tjerë të Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Agron Gjekmarkaj, ndërsa Berisha vijon të qëndrojë në selinë e partisë.

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike zhvillohet në shenjë solidariteti me studentët, të cilët prej gati dy javësh kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.