Bukayo Saka është fitues i çmimit Socrates në ceremoninë e Topit të Artë 2026. Sulmuesi i Arsenalit dhe i kombëtares së Anglisë u vlerësua për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe ndihmën ndaj fëmijëve.
Pas pranimit të çmimit, Saka falënderoi organizatorët për mundësinë që iu dha, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për çështjet që i ka për zemër.
“Është nder të jem këtu dhe ta pranoj këtë çmim. Do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin për këto kauza që janë të rëndësishme për mua.
Në emër të të gjithë fëmijëve që kemi arritur t’i ndihmojmë, ju falënderoj”, deklaroi Saka.







