Ballina Europë Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit...

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

64
0

Christine Lagarde do të japë dorëheqjen si presidente e Bankës Qendrore Evropiane, BQE më 7 shkurt 2027, njoftoi banka të enjten. Dorëheqja vjen rreth nëntë muaj para se të mbaronte mandati i saj 8-vjeçar.

Njoftimi erdhi ndërsa BQE-ja përgatitej të zbulonte vendimin e saj të fundit për normën e interesit. Lagarde informoi Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit për eurozonën, dhe Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa për vendimin e saj, tha banka në një deklaratë. BQE nuk dha asnjë arsye për largimin e saj.

 “Këshilli Drejtues e falënderoi ngrohtësisht Presidenten Lagarde dhe e duartrokiti gjatë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka falënderuar Lagarde për shërbimin e saj, duke vlerësuar përkushtimin e saj si Presidente e Bankës Qendrore Evropiane që nga nëntori i vitit 2019.

“Për të siguruar një tranzicion të qetë drejt udhëheqjes së ardhshme të BQE-së, procesi për emërimin e pasardhësit të saj do të fillojë sot dhe do të vazhdojë pa vonesë”, tha Costa.

Pasardhësi i saj do të emërohet nga Këshilli Evropian, i cili mbledh së bashku udhëheqësit e BE-së. Sipas rregullave të BE-së, presidenti emërohet me shumicë të kualifikuar votash, pas një rekomandimi nga ministrat e financave të BE-së dhe konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së.