Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ndau sot kundërshtitë e saj lidhur me paketën e re fiskale dhe buxhetin e vitit 2027, që parashikojnë disa ndryshime me rëndësi.
Në një postim në platformat sociale, Tabaku u shpreh se në një vend me mungesë prodhimi të brendshëm dhe rritje çmimesh, i gjithë barra e ndryshimeve bie mbi qytetarët.
Sipas deputetes, plani i qeverisë është që qytetarët shqiptarë të paguajnë më shumë dhe të përfitojnë më pak.
“Shqipëria nuk prodhon më asgjë. Nuk ka asnjë vlerë të shtuar në ekonomi. Dhe ky është një nga shkaqet që familjet shqiptare i paguajnë më shtrenjtë ushqimet. Nga ana tjetër, bujqësia e vendit është futur në një kolaps dhe ‘vdekje klinike’ si rezultat i kriminalizimit të ekonomisë dhe zhvlerësimit të euros. Kur shpenzimet janë më të ulëta për shëndetësinë, më të ulëta për arsimin, familja paguan, sigurisht, vetë ato që nuk i mbulon shteti. I hiqet shëndetësisë, i hiqet arsimit, i hiqet zhvillimit të bujqësisë, i hiqet ekonomisë prodhuese, i hiqet qytetarëve”,-deklaron Tabaku.







