Këngëtarja britanike, Alexandra Burke, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në gala-në e organizuar për pesëvjetorin e shfaqjes muzikore “Moulin Rouge! The Musical”, në Londër.
Ylli i muzikës u shfaq me një fustan korseje prej materiali PVC, i cili theksonte linjat e saj trupore dhe i jepte një pamje të guximshme në tapetin e kuq.
Në këtë mbrëmje festive morën pjesë edhe personazhe të tjera të njohura, mes tyre Ashley James dhe Lottie Moss, të cilat gjithashtu u shfaqën me veshje që tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.
Ngjarja shënoi pesë vjet nga suksesi i “Moulin Rouge! The Musical”, një prej produksioneve të njohura teatrale në Londër, duke mbledhur emra të njohur nga bota e muzikës, televizionit dhe modës.







