Ballina Politika Koalicionet zgjedhore/ Berisha: Jemi për lista të hapura të partive, asnjëra të...

Koalicionet zgjedhore/ Berisha: Jemi për lista të hapura të partive, asnjëra të mos marrë vota nga tjetra

78
0

Lidhur me koalicionet, kreu demokrat Berisha tha gjatë takimit me Grupin e PD se, ‘jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër’.

Berisha: Dy, ka një moment në legjislacionin aktual dhe unë ndjej keqardhje që nuk e citojnë shumë: momenti i qartë antidemokratik është qëndrimi ndaj koalicioneve në ligj.

overlay-cleverDhe ky moment antidemokratik, për hir të së vërtetës, është denoncuar edhe nga faktori ndërkombëtar.

Partia Demokratike qëndron plotësisht tek rikthimi, tek sanksionimi i të drejtës që të gjitha partitë politike që të mbledhin në koshin e vet të gjitha votat që hidhen për atë parti.

Po, larg duart partitë e mëdha mbi koshin e votave të partive të tjera. Listë të hapur të partive.

Do dëgjoni ju në darkë se si do reagojë mafia e votës së lirë, se si do t’i mohojë këto, se do të gjejnë ata të cilët flasin, e kanë gjuhën të lidhur me xhepin jo me trurin, dhe të thonë të kundërta.

Jo, ne jemi për listë të hapur të partive dhe asnjë votë  partitë e tjera të mos mund të marrin nga asnjë parti.

E bëjmë këtë sepse është demokratike, por edhe sepse ne jemi për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër të keqes më të madhe që e ka emrin Edi Rama.