Ballina Aktualitet Shkodër, mbi 2 mijë gjoba në dy javë, 4 të arrestuar dhe...

Shkodër, mbi 2 mijë gjoba në dy javë, 4 të arrestuar dhe 8 nën hetim për shkelje rrugore

32
0

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar 4 persona, janë vënë nën hetim 8 të tjerë, ndërsa janë vendosur 2006 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë, kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Ndër shkeljet e konstatuara, numrin më të lartë e zënë parkimet dhe qëndrimet e gabuara, me 1069 masa administrative, të ndjekura nga tejkalimi i normave të shpejtësisë me 478 masa.

Masat administrative të vendosura gjatë dy javëve:

* 48 masa për parakalime të gabuara;

* 478 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

* 15 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

* 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

* 8 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 30 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

* 5 masa për qarkullim me xhama të errësuar;

* 1069 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

* 311 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.