Ballina Sport Humbja më e thellë që nga viti 1959, përzgjedhësi i Holandës flet

Humbja më e thellë që nga viti 1959, përzgjedhësi i Holandës flet

27
0

Pas fitores bindëse 7:0 ndaj Greqisë, të hënën në mbrëmje pësoi një humbje të rëndë 0:5 nga Gjermania. Për përzgjedhësin e Holandës, Xavi, kjo ishte një kthesë e pashpjegueshme.

Sipas mediumit gjerman, “Kicker”, humbja 5:0 ndaj Gjermanisë ishte humbja e parë e Xavit në krye të Holandës.

Sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat në futboll! Vetëm tri ditë më parë, në Holandë mbizotëronte një atmosferë optimizmi. Përfaqësuesja holandeze kishte mposhtur bindshëm Greqinë, e cila kishte pikë të barabarta me të, me rezultat 7:0, duke hedhur kandidaturën për vendin e parë në grup.

Por pas mbrëmjes së hidhur të së hënës, kur Holanda u mposht 0:5 nga Gjermania, e cila zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, tashmë shtrohet një pyetje: A është Holanda aq e mirë sa në ndeshjen kundër Greqisë apo aq e dobët sa u paraqit ndaj Gjermanisë?

“Për mua, kjo që ndodhi është një tronditje. Më vjen keq për tifozët tanë”, deklaroi 46-vjeçari spanjoll, i cili gjatë verës mori drejtimin e kombëtares holandeze pas largimit të Ronald Koemanit.

“Pa shpirtin e duhur luftarak nuk mund të arrish asgjë, as në futboll dhe as në jetë”, ishte mesazhi i trajnerit për futbollistët e tij.

“Para tri ditësh zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa mbrëmë ndodhi krejt e kundërta”, u shpreh Xavi.
Në pjesën e parë, Holanda ende kishte shpresa për një përfundim të mirë të ndeshjes, pasi Derry Scherhant shënoi golin e vetëm të Gjermanisë në këtë pjesë. Por pas golit të bukur të Florian Wirtzit, kombëtarja holandeze u dorëzua plotësisht.

“Kjo nuk guxon të ndodhë”, theksoi Xavi.

I pyetur vazhdimisht nga gazetarët holandezë për përgjegjësinë e tij, trajneri pranoi se mban përgjegjësi për atë që ndodhi.

“Po përpiqem ta kuptoj situatën, por nuk po ia dal. Para tri ditësh zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa sot ishte krejtësisht e kundërta”, deklaroi ai.

Pas humbjes më të thellë që nga viti 1959, nuk mund të vazhdohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Më 21 tetor 1959, Holanda ishte mposhtur 0:7 nga Gjermania Perëndimore.

“Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Duhet të ndryshojmë diçka deri në mars”, paralajmëroi Xavi.