Ballina Lifestyle Florence Pugh reagon ndaj spekulimeve për ndërhyrje estetike

Florence Pugh reagon ndaj spekulimeve për ndërhyrje estetike

36
0

Aktorja britanike, Florence Pugh, ka reaguar ndaj komenteve dhe spekulimeve në rrjetet sociale se ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, pasi fotografitë e saj nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards 2026” nxitën diskutime në internet.

30-vjeçarja iu përgjigj drejtpërdrejt një postimi që pretendonte se ajo kishte rënë viktimë e asaj që u cilësua si “lufta e Hollywood-it kundër fytyrave të rrumbullakëta”.

Pugh nuk i la pa përgjigje komentet, duke sqaruar se ndryshimet në pamjen e saj lidhen me procesin natyror të rritjes dhe plakjes.

“Djema. Unë mbusha 30 vjeç. Jam grua. Trupat dhe fytyrat ndryshojnë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Fakti që njerëzit nuk arrijnë të dallojnë mes plakjes dhe ndërhyrjeve kirurgjikale është shqetësues”, ka shkruar aktorja.

Reagimi i saj u prit me mbështetje nga fansat, të cilët e përgëzuan për qëndrimin ndaj presionit dhe kritikave të vazhdueshme që gratë përballen për pamjen e tyre fizike.

Ndërkohë, Florence Pugh po përgatitet për një periudhë të ngarkuar promovuese, pasi në projektet e saj të ardhshme është edhe filmi “Dune: Part Three”.