Ballina Opinion Përse prokuroria e lë të gënjej Fatmir Mediun?

Përse prokuroria e lë të gënjej Fatmir Mediun?

126
0

Nga Mero Baze

Kam vënë re që i vetmi kujdes që bën Fatmir Mediu kur flet për Gërdecin, ndërkohë që ka hetimet nëpër këmbë, është të krijojë alibi për Shkëlzen Berishën. Në intervistën e fundit që ka dhënë, ndërsa gazetari e ka pyetur se ka folur në telefon me Shkëlzen Berishën para dhe pas shpërthimit, thotë se ka folur pas shpërthimit nja 3 orë më pas “për një çështje të interesit tim, që nuk e përballoja dot në Shqipëri”.

Tabulatet e telefonit të Fatmir Mediut me Shkëlzen Berishën janë bërë publike. Më 15 mars 2008, menjëherë pas shpërthimit, ata kanë folur katër herë në telefon.

Tani përfytyroni një moment gjithë atë tragjedi me 26 të vrarë, një fshat i hedhur në erë dhe një tronditje mbarë botërore, ndërsa Fatmir Mediu me Shkëlzenin paskan folur për një çështje familjare të Mediut, që nuk e zgjidhte dot në Shqipëri dhe do t’ia zgjidhte Shkëlzeni jashtë Shqipërisë.

Përgjigjia e tij prej kapadaiu se përse do fliste me Shkëlzenin kur kishte kryeministrin, vlen edhe për kët gënjeshtër. Pse do fliste me Shkëlzenin për hallin e tij kur mund të fliste me kryeministrin, siç thotë?

Në fakt, gënjeshtra është banale dhe në përputhje me inteligjencën e Mediut për të llomotitur pa ditur se çfarë thotë.

Nëse ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, ditën që ka hedhur në erë një fshatë të tërë, ditën kur ka vrarë 26 vetë, në dy orët në vijim paska fol katër herë me djalin e kryeministrit për një hall të tij privat, që ja zgjidhte djali i kryeministrit, dhe jo kryeministri, jashtë Shqipërisë, ai duhet të dënohet si i papërgjegjshëm, që paska pas hallin e tij prioritet, ditën kur i ka bërë gjëmën Shqipërisë.

Në fakt halli i tij privat ka qenë një sëmundje e djalit të tij, e cila ka nisur më 2005 dhe vazhdon ende, dhe jo më 2008. Dhe nëse atë hall e zgjidh Shkëlzeni dhe nuk e zgjidh babi i Shkëlzenit, atëherë është një akuzë dhe më e rëndë se në dorë të kujt paska qenë pushteti në Shqipëri, ku djali i kryeministrit paska pas më shumë gjëra në dorë se kryeministri.

Por të gjithë e dimë përse mund të fliste Shkëlzeni me Fatmirin, katër herë brenda dy orëve pas shpërthimit.  Dhe është më pak e rëndë që kanë folur për shpërthimin dhe hallin e të dyve në atë histori, se sa të kenë folur për këto gënjeshtrat e Mediut.

Por sidoqoftë së paku Prokuroria nuk duhet ta lejë të gënjejë publikisht.

Javën e shkuar një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes përdori të drejtën për të heshtur në gjykatë dhe kjo u kalua pa shumë vëmendje, ndërkohë që bëhet fjalë për personin që i është gjetur në dosje faksi i dërguar me shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, nga paradhoma e Aldo Bumçit tek një zyrë private e Shkëlzenit në Ministri të Mbrojtjes.

Kështu nëse Shkëlzeni, dikë e detyron të heshtë dhe tjetrin të thotë budallallëqe, ngaqë nuk ja vë re njeri, kjo nuk do të thotë që Prokuroria të mos i ballafaqojë këta me faktet dhe Mediun ta dënojë, ose si bashkëpunëtor të Shkëlzenit në atë tragjedi, ose si njeri të papërgjegjshëm që ditën e tragjedisë diskton me djalin e kryeministrit për halle private që zgjidhen jashtë Shqipërisë.

Edhe pse në këtë rast të paktën na tregon që ka fol me kryeministrin e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu