Nga Kalosh Celiku
Fatkeqësisht, Sot: politika shqiptare është nën nivelin e Kryengritjes të Dervish Carës (1983, 1984), kur kryengritësit shqiptar e çliruan Shkupin me pretendime për ta çliruar edhe Velesin, Prilepin e Manastirin… Dhe, në Katllanovë, papritmas afër Shkupit në befasi shpartallohen me topa nga ushtria turke, duke u ndarë në dy grupe për ta vazhduar luftën, njëri grupë në Grykën e Kaçanikut dhe tjetri në Grykën e Radikës (Dibër). Që, sipas këngëtarit popullor: Kaçanikut i raftë pika/ nëntë sahat u therë me thika… Ose, asaj të Grykës Radikës: Hajredin Pasha, ku ma ke lënë atin/ në Grykë të Radikës, fushave të Dibrës, jo më pak se dymbëdhjetë mijë.
Pastaj, Ҫlirimit të Dytë të Shkupit (1912) nga Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini me kryengritës shqiptar. Ҫlirim, i cili edhe u dorëzua Shkupi pa luftë. E, më vonë i Rilindasëve, kur me Ismal Qemalin e shpallën Shtetin e pavarur Shqiptar në Vlorë (1912).
Shkaku, se Sot: i hurit dhe kallirit merret me politikë “madhore” shqiptare?! Edhe, atë: vetëm për pushtet, poste partiake, dhe pasuri. Që, Ditën e Sotshme, kacafyten dhe e hanë njëri – tjetrin për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Themelimin e partive politike shqiptare, si këpurdhat pas shiut, “nacionaliste” dhe Evropiane. Në vend që të bashkohen në dy – tri forca politike shqiptare për Liri, dhe Shtet Shqiptar. Përçudi, kjo i ndodhë vetëm Popullit Shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, dhe në Maqedoninë e Veriut?!
E pak, ose aspak nuk merren me arsimin dhe kulturën shqiptare, që gjatë vetëqeverisjes në pushtet me “vëllezërit” e Njerkës, e sollën nën nivelin e sistemit komunist. Dhe, vite me radhë ranë në provokimeve politike dhe fetare të montuara nga “vëllezërit” e Njerkës me kryqa e gjysmëhëna. Protesta me veshje fetare dhe flamuj turko – arab. Përgjigje, provokimeve të kryqave dhe xhamive. Në vend të ndërtimeve institucionale arsimore dhe kulturore.
Gjithë jetën sa qenë në pushtet, nuk u morën me politikë, arsim dhe kulturë, por me përçarjen dhe themelimin e partive politike, posteve partiake dhe pasurive personale, familjare, dhe partiake. Kisha e xhamia. Popull, me më shumë parti politike, sesa: shqiptarë. Ende, pa shpalljen e Xhamisë Shqiptare?! Flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare në minaret e xhamive. E thirrin me altoparlantë popullin shqiptar nëpër minaret e xhamive me “Allahu Akber”, e flamuj turko – arab. Këmbekrye, me këmbët dhe trutë në legen.
Rrezik, për një Popull Shqiptar në Ditën e Sotshme, për Ditën e Nesërme…