Ballina Sport Skandali, Italia fal mbrojtësin racist të Interit: S’kemi prova….

Skandali, Italia fal mbrojtësin racist të Interit: S’kemi prova….

132
0

Në ditët e fundit në Itali ka qenë tejet i diskutuar episodi mes Francesco Acerbit dhe Juan Jesus në ndeshjen e Interit me Napolin.

Mbrojtësi napoletan akuzoi italianin se ishte treguar racist në fushë duke i përmendur ngjyrën e lëkurës.

Ai e kishte quajtur Juan Jesus, “negro”.

Gjykata sportive nisi menjëherë hetimin, teksa Acerbi u përjashtua edhe nga miqësoret e kombëtares axurre.

Por çuditërisht Acerbi është shpallur i pafajshëm. Gjykatësi Gerardo Mastrandrea, tha se mungojnë provat për të dënuar 36-vjeçarin.

Në këtë formë, Acerbi rikthehet normalisht në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi teksa pritet të zbresë në fushë duke nisur nga ndeshja e radhës në kampionat, ajo ndaj Empolit, të hënën e datës një prill.