Ballina Lifestyle E paskemi ditur gabim/ Vezët nuk rrisin kolesterolin, siç mendohej

E paskemi ditur gabim/ Vezët nuk rrisin kolesterolin, siç mendohej

17
0

Konsumimi i zakonshëm i vezëve nuk duket se rrit kolesterolin, sipas një studimi të Institutit të Kërkimeve Klinike në Karolinën e Veriut.

Studimi u krye në 140 pacientë me sëmundje kardiovaskulare ose me sëmundje me rrezik të lartë kardiovaskular.

Qëllimi i studimit, i quajtur ”Prosperity”, ishte të vlerësonte efektet e konsumimit të 12 ose më shumë vezëve në javë në krahasim me një dietë pa vezë (më pak se dy vezë në javë) në nivelet e kolesterolit, të mirë dhe të keq, si dhe tregues të tjerë kyç të shëndetit kardiovaskular.

U zbulua se nivelet e kolesterolit mbetën të ngjashme tek njerëzit që konsumonin vezë në shumicën e ditëve të javës në krahasim me ata që nuk konsumonin vezë.

Ne dimë që sëmundjet kardiovaskulare, pjesërisht, ndërmjetësohen nga faktorë rreziku si hipertensioni, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe diabeti.

”Dieta mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në këta faktorë dhe ka pasur shumë konfuzion në informacionin e dhënë për vezët, rreth nëse ishin të sigurta për t’u ngrënë, veçanërisht për njerëzit në rrezik të sëmundjeve të zemrës”, vëren koordinatorja e studimit Nina Nouhravesh.

“Ky është një studim i vogël, por na jep siguri për faktin se ngrënia e vezëve është e pranueshme për sa i përket efekteve mbi yndyrat edhe për një popullatë më të rrezikuar”, shtoi ajo.

Vezët përmbajnë më pak yndyrë të ngopur dhe vitamina dhe minerale të shtuara si jod, vitaminë D, selen, vitamina B2, 5 dhe 12 dhe acide yndyrore omega-3.