Ballina Aktualitet Denoncimi i italianit, si u zbulua prostitucioni i meshkujve gay në Tiranë

Denoncimi i italianit, si u zbulua prostitucioni i meshkujve gay në Tiranë

16
0

Venezuelianët që u arrestuan në Tiranë për prostitucion në marrëdhënie homoseksuale mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm.

Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë. Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte (prezervativ).

Italiani ka shkuar në polici ku ka denoncuar marrëdhënien seksuale të detyruar pa mbrojtje. Në celularët e të arrestuarve u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.