Numri një i stolit të Dortmund, Edin Terzic doli në konferencë para aktit të dytë gjysmëfinal në Champions ndaj PSG.
“Dy skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve dhe në Parc des Princes u mbyll 2-0 për vendasit. “Ne nuk ishim të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Në atë kohë ne nuk kishim folur ende me njëri-tjetrin dhe po përpiqeshim të kuptonim diçka, kështu që morëm një qasje mbrojtëse”.
“Kemi pasur shumë biseda. Para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk ishte i mirë. Na mungonte guximi. Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të bëhet në një mënyrë krejtësisht tjetër”, shtoi ai.
“Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund për të fituar titullin. Kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë. Ajo që bëmë javën e kaluar mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që nuk na pëlqeu ishte se kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappé. Ne gjithashtu e dimë se ata do të bëjnë më mirë nesër, kështu që duhet të gjejmë ekuilibrin që nuk e kishim javën e kaluar” – Tha ai.