Ballina Bota 22-vjeçarja izraelite bie nga muri për vdekje teksa i largohej grabitësve në...

22-vjeçarja izraelite bie nga muri për vdekje teksa i largohej grabitësve në Brazil

18
0

E reja raportohet se ishte hedhur nga një mur për t’i shpëtuar atyre që besonte se ishin grabitës, sipas detajeve të dhëna nga djali që ishte me të, por shumë nga detaje nga incidenti mbeten të paqarta.

Vajza ra për vdekje teksa tentonte t’i shpëtonte atyre që besonte se ishin grabitës.

Gjatë udhëtimeve të saj në Brazil, turistja izraelite Alma Bohadana, ishte me një djalë që njohu në një hostel kur u ndaluan të hënën nga një motoçikletë, me dy të rinj që ata besonin se ishin grabitës.

Miku i saj i ri Dan Hen, tha se ata ishin larguar me vrap dhe Alma kapërceu një mur duke u hedhur rreth 15 metra poshtë në pyll.

Tragjikisht vajza u gjet më pas e vdekur në parkun e Santa Teresa, Rio de Janeiro, të hënën më 6 maj.

Policia ka intervistuar disa herë Dan që prej tragjedisë, njoftojnë mediat lokale, por detajet mbeten te pakta.

Fillimisht ai tha se nuk i kishte parë personat me motoçikletë, më vonë tha se kishte parë mjetin e kuq, por nuk kishte parë armë në duart e drejtuesve të mjetit.

Vendasi Márcio da Silva, kishte ardhur kur dëgjoi thirrjet e ndihmës.

“Kur unë mbërrita ajo ishte përtokë pa ndjenja, u përpoqa t’i shpëtoja jetën por nuk munda,” tha ai për rrjetin G1.

Alma raportohet se kishte qenë në pushime vetëm prej dy muajsh në in Brazil teksa shumicën e kohës e kishte kaluar në qytetin lindor të Salvador, ku vajza përshkruhej mjaft e afrueshme me vendasit.

Një anëtar i hostelit ku ajo qëndroi në Salvador tha se ajo ishte përshtatur mirë megjithëse nuk fliste portugalisht.

“Ajo mësoi të kërcente samba dhe ndante me ne kulturën e vendit të saj. Ne do ta kujtojmë gjithmonë pasi na ka lënë dhe një pikturë murale ‘mandala’ që ajo realizoi me shumë kujdes,” tha punonjësi i hostelit.