Ballina Lifestyle Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e...

Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

16
0

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt me djallin dhe të ndalosh kohën. Në fakt, elita e kinemasë, e cila ka zbarkuar në tapetin e kuq magjepsës në Cote d’Azur, nuk mund të mos ndalet dhe t’i japë skenën supermodeles.

Në premierën e ‘Furiosa: A Mad Max Saga’, yjeve të ndryshëm të Hollywood iu desh të ngrinin supet dhe të pranonin të binin në hije nga supermodelja që u shfaq në tapetin e kuq me atë hap që e bëri të famshme dhe të pavdekshme.

Zgjedhje “vintage” për Naomi Campbell e cila për këtë rast zgjodhi një veshje Chanel Haute Couture nga koleksioni Vjeshtë-Dimër 1996/97 i kuruar nga drejtori kreativ i atëhershëm Karl Lagerfeld. Një fustan i gjatë me një fund stil sirenë, i cili nga beli e poshtë alternon shirite të zeza me të tjera në tyl të butë transparent dhe për ta bërë gjithçka edhe më të çmuar, perla mbi supe.

Megjithatë ka një detaj që e bën pamjen edhe më interesante: fustani në fjalë ishte veshur nga Naomi Campbell gjatë prezantimit të koleksionit.

Në të vërtetë, jo të gjithë mund të riveshin një fustan që debutoi në pasarelë, me vetëm një ndryshim të vogël, rreth 30 vjet më vonë.

Megjithatë, përveç këtij detaji të vogël, shumë pak, në mos asgjë, ndryshon nga e djeshmja dhe sot, duke treguar se si koha ka ndalur përfundimisht për të.