Ballina Rajoni Temperaturat e larta, mbyllen shkollat fillore dhe çerdhet në Athinë

Temperaturat e larta, mbyllen shkollat fillore dhe çerdhet në Athinë

23
0

Temperaturat e larta kanë përfshirë Greqinë. Autoritetet greke kanë njoftuar për mbylljen e shkollave fillore si edhe kopshteve, kjo për shkak se të mërkurën dhe të enjten pritet të temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë.

Bashkia e Athinës, ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit arsimor të të gjitha shkollave fillore në Bashkinë e Athinës, për të mërkurën dhe të enjten. Ndërsa pritet që të ketë një vlerësim të situatës për ditën e premte.

Ndërkohë në disa zona çerdhet do të funksionojnë me orar të reduktuar.

Këto masa janë marrë me qëllim mbrojtje e shëndetit të fëmijëve, shëndetit të punonjësve, por edhe për një funksionim të rregullt të shërbimit.