Autori i dyshuar i plagosjes së mbrëmshme në Lezhë, Gjin Buzuku, 68 vjeç, është arrestuar nga forcat e rendit. Ai qëlloi me armë zjarri 26-vjeçarin Mehmet Domi në lagjen numër 4 në Kurbin.
Ngjarja ndodhi në momentin kur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës po kryenin një operacion për kapjen e nipit të Buzukut, Klaudio Buraku, 28 vjeç, i shpallur në kërkim që prej vitit 2023 për akuzat e armëmbajtjes pa leje, kanosjes dhe shkatërrimit të pronës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.