Ballina Lifestyle Dolly Parton kryeson sondazhin si figura më e pëlqyer nga amerikanët

Dolly Parton kryeson sondazhin si figura më e pëlqyer nga amerikanët

76
0

Dolly Parton është shpallur figura më e pëlqyer publike në Shtetet e Bashkuara. Këngëtarja legjendare e muzikës country ka arritur të jetë më e votuara në një sondazh të zhvilluar së fundmi.

Dolly Parton është shpallur figura më e pëlqyer publike në Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi.

Këngëtarja legjendare e muzikës country, e njohur për hitin I Will Always Love You, ka marrë 70% vlerësim pozitiv nga të anketuarit, ndërsa vetëm 5% kanë shprehur mendim negativ, duke arritur një favorizim neto prej 65%.

Në këtë renditje, Parton ka lënë pas figura të njohura botërore si ish-presidentin amerikan Barack Obama dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Ekspertët e lidhin këtë popullaritet të lartë me faktin se Parton ka qëndruar larg përfshirjes në politikë, duke ruajtur një imazh neutral dhe të pranueshëm për publikun e gjerë. Në një intervistë të mëparshme, ajo ka theksuar se nuk dëshiron të ndajë fansat sipas bindjeve politike

Ndërkohë ajo ka dhuruar mbi 270 milionë libra për fëmijë dhe ka mbështetur projekte të rëndësishme në shëndetësi dhe komunitet.

Për kontributin e saj, Parton është vlerësuar edhe nga Time si një nga filantropet më me ndikim në botë.

Ky rezultat e konfirmon Dolly Parton jo vetëm si një ikonë të muzikës, por edhe si një nga figurat më të respektuara dhe të dashura në shoqërinë amerikane.