Gazetari Elton Qyno, i ftuar në nje studio televizive analizoi skemën si përmes mashtrimit tërhiqen investitorë me premtime për projekte të mëdha ndërkohë që përfituesit e vërtetë vërtetë qëndrojnë në hije, dhe ata që hartojnë letrat mbajnë përgjegjësi ligjore.
Raste konkrete që përmenden është ai i mikut të Kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet i cili është paditur sëpaku katër herë për mashtrim në SHBA. Padia e fundit është ajo e datës 6 mars të këtij viti, ku biznesmeni Mark Faist akuzon Ron Yeffet se i ka zhvatur së paku 7.6 milionë euro nëpërmjet mashtrimit për investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Rast tjetër është ai me biznesmenin Behgjet Pacolli për aeroportin e Vlorës apo skandali me tenderat e AKSHI-t.
Diskutimi në studio
Elton Qyno: Po të merresh edhe të shikosh rastin e padisë që është bërë në Washington, në Amerikë, më kujton ca raste në prokurorinë e Tiranës që vijnë disa personazhe dhe marrin përsipër të zgjidhin hallet e çështjeve penale dhe civile dhe mjafton që të hyjnë dhe të dalin në prokurori, ja shesin tjetrit sikur e kanë mbaruar gjithë këtë punë dhe ky tjetri hallexhiu duhet të paguajë gjithë haraçin e zgjidhjes së çështjes.
E njëjta gjë ka ndodhur, të paktën sa e kuptoj unë, edhe me Ronin Yeffet, i cili vjen në Shqipëri, takon Edi Ramën, takon ministrat, bën disa foto, ha disa dreka e darka, fle në Rogner dhe më pas largohet…
Prandaj u bë dhe ajo lufta e madhe që u zhvendos edhe një nga televizionet private. Pra nuk ka qenë pse Irfani nuk paguante apo dritat apo nuk paguante qiranë.
Ishte më tepër që të hiqej ajo pjesë dhe më pas të futeshin këta. Do ta bëjnë apo jo këta, kjo është gjë tjetër, por qëllimi i tyre është në fillim të mashtrojnë njerëz në Washington, të mashtrojnë njerëz në vende të ndryshme të Europës.
Këtu të thërrasin, hajde merre ti, bëje ti dhe në fund ta kemi ne. E kupton gjithë strategjinë apo s’e kupton? Në fillim këta po hyjnë në këtë valle.
Koncesionet e tjera janë në burg. E di ti apo jo? Sepse kanë hyrë lirshëm nëpër zyra, kanë shkuar te Rama, kanë shkuar te ministri. Hajde merre ti, por në fund fundorët janë këta, pavarësisht se ti ke bërë letrat dhe ke lënë gjurmët, në fund kur verifikohen këto letrat, janë njerëzit që kanë shkuar në burg. Ndërsa këta po gëzojnë frutet e gjithë kësaj skeme.
E njëjta gjë është edhe kjo me Ronin Yeffet. Ai mirë që i ka kuptuar që i ka marrë 8 milionë euro dhe e ka paditur në, SHBA. Por ai mund të vinte këtu, t’i hidhte ato 8 milionë euro, t’ia merrnin dhe nga këtu ata, do hidhte dhe të tjerë, do thithnin dhe biznesmenë të tjerë, siç e ka bërë me zonën e Durrësit, që ka mbledhur një sërë biznesmenësh të kompanive të IT-së atje dhe në fund s’ke asnjë, 1 centimetër themel. E ke lëndinë. Dhe sërish pastaj… . Ikën nga sytë këmbët.
Atyre nuk i intereson strategji investimi, atyre i intereson vetëm pjesa që të gjejmë dikë, ta ulim në tavolinë, ta mashtrojmë, t’ia marrim ato lekë që ne e kemi projektin dhe më pas të vazhdojmë.
Ti e ke lexuar ndonjëherë dosjen e AKSHI-t çfarë bëhet atje? Tre shkrime kam botuar unë. I ke lexuar? Atje vjen tjetri, ulet tek zyra e drejtoreshës dhe këta argatët pastaj vazhdojnë bëjnë letra o zoti Peka. Bëjnë letra. Marrin vetëm atë rrogën se po s’i firmosën ato letrat s’e marrin as rrogën.
Dhe më pas fillojnë dhe arkëtojnë këta pjesët e tjera. Dhe përfituesi më i madh nuk është ai që merr tenderin, është ai që rri në hije pas përfituesit të tenderit. Kjo është më e bukura. Prandaj themi që këtu nuk është çështje që erdhi ai dhe e ftuan këta.
Këtu është që në thelb është mashtrim sepse ai vjen këtu për të bërë një foto me kryeministrin e Shqipërisë, me ministrin e Shqipërisë, me ministrin e kabinetit të qeverisë Rama dhe më pas largohet dhe këtë foto ai në çdo hotel, në çdo korridor dhe në çdo lobim thotë shikoje me ke jam unë. Ja po e marr tani në telefon, kemi një plan biznesi kemi.







