Nga Basir Çollaku
Një takim majtistësh radikalë të ekspozuar kundër qëndrimeve Trump pa përjashtuar luftën ndaj Iranit, u mblodhën në Barcelonë nën çadrën e Pedro Sanchez, si më radikali në vendime.
U gjendën aty edhe Edi Rama e Albin Kurti, disi si majtistë e mbase edhe si pamundësi mungese partiake. Rama pasi trashi pazarin me Melonin në historinë e dështuar, sa elektorale dhe të dyshimtë të emigrantëve,.për t”i magazinuar në Shqipëri, u dynd të krekosej për gjoja demokracinë në Spanjë.
Fiks etaloni autoritar me tendencë diktatoriale është ushqimi marksist për takimin.
Fshehja
I frustruar nga braktisja amerikane dhe evropiane, Rama u përpoq të fshihte takimet me vëllanë Aleks. Trumpist në drekë, kur hyzmetoset në Vlorë si investitor me dhëndërrin e vajzën e presidentit amerikan, por Anti-Trumpist në darkë, nën çadrën e përqafim-buzëqeshjen e Aleks Soros, liderit të fshatit ballkanik, duket se nuk i rrinë disa kunguj nën sqetull.
Ndaj si më herët u kujdes ta fshijë ndonjë foto. Por i “Zoti e shet e tellalli se jep”, thotë populli. Ishte Aleks Soros i vëmendshëm të ndante foto me vëlla Edi Ramën, nga pjekja në Barcelonë.
Ushtari i pasur i Sorosit nuk e blen dot të shkuarën. Blerjet e tij në Shqipëri e në lobingje janë të pakursyera. Aty shkëlqen. Por mbetet sërish vëlla i Aleksit pjesë e dukshme e klanit “Soros” Dhe përballja ndaj tyre e administratës Trump është prioritet.
Ndoshta u ka thënë kundërshtarëve si ai është një “Kim Filb” këtej nga vëllazëria për të shërbyer palëve të tjera. Ky Ajtollah gjithpushtetesh në Tiranë, e ka vendosur fatin e tij jodemokratik.
Inkriminimi, korrupsioni, kapja nga Mafia dalin e teprojnë. Është e lexueshme tashmë, se as Rama nuk e mbron Ramën nga Rama…Soros jo që jo…







