Sipas rezultateve, Hyseni ka marrë 275 vota, ndërsa kandidati përballë tij, Ferit Ringaj, ka siguruar 230 vota. Nga numërimi rezultojnë edhe 13 vota të pavlefshme.
Procesi zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike në Pukë ka përfunduar sot me shpalljen e Demir Hysenit fitues.
Gara mes kandidatëve është zhvilluar në një klimë tensionesh, kryesisht për shkak të kandidaturës së Ringajt, i cili ishte i pozicionuar me grupin e rithemelimit.
Aktualisht, Ringaj mban postin e nënkryetarit të bashkisë, ndërsa Hyseni njihet për marrëdhënie të tensionuara me kryebashkiakun Rrok Dodaj, për shkak të denoncimeve të herëpashershme ndaj tij.







