Manchester City ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Arsenal, në derbin e madh të Premier League.
Fitore e madhe e djelmoshave të trajnerit Pep Guardiola ndaj Arsenalit të Mikel Artetas, duke e bërë luftën për titull edhe më të ashpër deri në fund të sezonit.
Cherki shënoi në minutën e 16-të për epërsinë e vendasve.
Vetëm dy minuta më vonë, Havertz barazoi rezultatin për Arsenalin.
Fitoren për Cityn e vulosi Erling Haaland me golin në minutën e 65-të.
Pas javës së 33-të, Arsenali kryeson me 70 pikë, por ka tri pikë më shumë dhe një ndeshje më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.
Kjo do të thotë se presioni është i madh mbi Arsenalin, pasi City mbetet kërcënimi kryesor për kreun e tabelës në pesë javët e fundit.







