Ballina Blog Tërmeti i fortë “shkund” Japoninë, jepet alarm për cunam

Tërmeti i fortë “shkund” Japoninë, jepet alarm për cunam

58
0

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë më 20 prill, duke detyruar autoritetet të lëshojnë menjëherë paralajmërim për tsunami dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë.

Sipas raportimeve nga NHK, lëkundjet sizmike arritën magnitudën 7.4 të shkallës Rihter dhe u ndjenë kryesisht përgjatë bregdetit verilindor të vendit.

Autoritetet paralajmëruan se valë tsunami deri në 3 metra mund të godasin prefekturën Iwate në ishullin Honshu, si dhe disa zona të Hokkaido.

Deri më tani nuk raportohen viktima, por ekziston frika për dëme të konsiderueshme materiale në zonat e prekura.