Ballina Kronika DURRES/ Mbante kafshë në kushte të papërshtatëshme, shpallet në kërkim 53 vjecari

DURRES/ Mbante kafshë në kushte të papërshtatëshme, shpallet në kërkim 53 vjecari

136
0

Policia Durrës ka shpallur në kërkim shtetasin 53 vjecarë me inicialet M.F, pasi sipas konstatimit të saj , personi në fjalë mbante të mbyllur disa kafshë në kushte të papërshtatëshme. Shtetasi në fjalë ende pa ditur motivet, kishte mbyllur në një banesë këlysh qeni, ku është konstatuar se ishin jashtë rregullave të karantinës, fakt që ka shërbyer edhe për ngritjen e akuzës nga ana e policisë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”. Policia ka bërë të ditur se ka referuar materialet në prokurori, ndërsa ka shpallur në kërkim 53 vjecarin, banues në lagjen 15 Durrës,

Informacioni Policisë

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin italian M. F., 53 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se ka mbajtur të mbyllur në një banesë me qira, në lagjen nr. 15, disa kafshë shtëpiake(këlyshë qeni), në kushte të papërshtatshme. Punohet për kapjen e tij.