Ballina Kronika Tirana oaz i call centera-ve mashtrues, zbarkojnë edhe francezët! Ja emri i...

Tirana oaz i call centera-ve mashtrues, zbarkojnë edhe francezët! Ja emri i policit të arrestuar, agjent i komisariatit nr. 1

91
0

Eshtë identifikuar emri i agjentit të policisë i ndaluar në kuadër të operacionit të inicuar nga autoritetet franceze në bashkëpunim me SPAK kundër call centerave të cilët përmes mashtrimit kanë arritur t’i vjedhin miliona euro shtetasve europianë.

I ndaluar rezulton të jetë Argusto Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin, nr.1 në Tiranë. Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së.

Agjentët e BKH-së kryen bastisje në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Ky nuk është operacioni i vetëm. Shqipëria është kthyer në një oaz të call centerave mashtrues të cilët zhvatin qytetarët europianë.

Operacioni i fundit u ndërmor pak ditë parë. “Ghost Call” në bashkëpunim me autoritetet austriake zbardhi një skemë mashtruese përmes call center në kryeqytet, e cila dyshohet se u ka zhvatur qytetarëve të huaj mbi 50 milionë euro.

Ndërsa operacione të mëparshme janë kryer në bashkëpunim dhe me autoritetet gjermane, italiane apo dhe spanjolle.