Ballina Sport Bayern vendos për Nicolas Jackson, senegalezi rikthehet te Chelsea në fund të...

Bayern vendos për Nicolas Jackson, senegalezi rikthehet te Chelsea në fund të sezonit

63
0

Bayern Munih njofton se nuk do ta ushtrojë opsionin e tij prej 65 milionë eurosh për të blerë Nicolas Jackson.

Bayern Munich ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën për të blerë sulmuesin Nicolas Jackson , i cili do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit, shkruan Abola.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, konfirmoi se sulmuesi 24-vjeçar senegalez, i huazuar me një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, nuk do të vazhdojë me bavarezët— njoftimi u bë në një intervistë të dhënë nga Eberl për kanalin gjerman ZDF .

Drejtori shpjegoi arsyen e vendimit të kampionëve gjermanë.

“Ne nuk do ta aktivizojmë opsionin për Nicolas Jackson,” deklaroi Max Eberl, duke shtuar se 24-vjeçari “nuk ka arritur numrin e kërkuar të ndeshjeve”.

Jackson luajti si titullar vetëm 10 ndeshje në Bundesligë dhe tre në Ligën e Kampionëve të UEFA-s , duke mbetur në hijen e Harry Kane .

Pavarësisht se ishte zëvendësues për pjesën më të madhe të sezonit, Jackson arriti shifra mbresëlënëse te Bayern: 10 gola dhe 4 asiste në 29 ndeshje.