Ballina Politika “Sali Berisha, ekstremist komunist”/ Gara në PD, Agolli: Kjo forcë politike, është...

“Sali Berisha, ekstremist komunist”/ Gara në PD, Agolli: Kjo forcë politike, është fatkeqësi kombëtare

75
0

I ftuar ne nje studio televizive ish-oficeri i Gardës Tori Agolli, hodhi akuza të forta ndaj mënyrës si po zhvillohet procesi i blinduar për kreun e PD-së.

Agolli ironizoi procesin e zgjedhjes së kreut të PD-së, duke thënë se “Saliu garon me Berishën” Ai shkoi edhe më tej, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka humbur funksionin e saj si forcë opozitare dhe ka zhgënjyer mbështetësit ndër vite.

“Saliu garon me Berishën. Janë dy kandidatë të fortë. Kjo forcë politike, për fatin e keq të shqiptarëve, është fatkeqësi kombëtare që PD udhëhiqet nga një ekstremist komunist si Sali Berisha PD vrau shpresat e mijëra shqiptarëve që e deshën këtë vend. Është fatkeqësi kombëtare që PD-në e udhëheq dikush që s’ka asnjë lidhje me demokracinë. Shumica e PD-së është komuniste’ tha Agolli.