Ballina Kronika Akuzohet se ishte i dehur, ky është shoferi që shtypi për vdekje...

Akuzohet se ishte i dehur, ky është shoferi që shtypi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër

190
0

Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10-vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur.

Ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.

Shoferi, një banor i zonës, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia.