Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjoz The Charlemagne Prize (Karlspreis), një çmim prestigjioz që jepet çdo vit nga qyteti gjerman i Aachenit që nga viti 1950 për punë të shquar në shërbim të bashkimit evropian.
Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.
Kryeministri Edi Rama do të jetë në Gjermani sonte dhe nesër, derisa ceremonia të përfundojë.
Sponsori i çmimit, qyteti i Aachenit, i referohet Karlit të Madh si “Themeluesi i Kulturës Perëndimore ” dhe pohon se nën mbretërimin e tij, qyteti i Aachenit dikur ishte qendra shpirtërore dhe politike e të gjithë asaj që tani është Evropa Perëndimore.







