Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka mohuar se ekziston ndonjë tension në dhomat e zhveshjes në “Santiago Bernabeu”, por vazhdojnë të ketë sinjale se situata e brendshme nuk është aspak e qetë.
Përplasja mes Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni erdhi pas një serie raportimesh për konflikte mes lojtarëve dhe trajnerit Alvaro Arbeloa.
Arbeloa e minimizoi incidentin mes Tchouameni dhe Valverde, duke thënë se gjëra të tilla ndodhin vazhdimisht, ndërsa vëmendjen e zhvendosi te personi që e nxori lajmin në media.
Megjithatë, Real Madridi e pa të nevojshme t’i gjobiste të dy lojtarët me nga 500 mijë euro për mungesë disipline. Perez mbajti të njëjtën linjë, duke deklaruar se lojtarët përplasen fizikisht çdo vit.
Mes raportimeve se shumica e zhveshtores së Real Madridit mendonte se Valverde e kishte tepruar dhe kishte nisur incidentin, Arda Guler duket se ka treguar në mënyrë indirekte mbështetje për francezin.
Guler së fundmi u shpall “Lojtari i Muajit” te Real Madridi për prillin dhe në fotografinë e publikuar online ai shihej i veshur me një pjesë të trenerkës me numrin 14, që i përket Tchouamenit.
Natyrisht, mund të ketë edhe një shpjegim krejtësisht të pafajshëm, por kjo vetëm sa shton dyshimet se jo gjithçka po shkon mirë në Valdebebas. Guler aktualisht është jashtë fushave deri në Kupën e Botës, teksa po rikuperohet nga një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës.







