Një 70-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Mësohet se 70-vjeçari Haxhi Reçi ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht.
70-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ku si pasojë humbi jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rastin. Aktualisht dyshohet të jetë ngjarje aksidentale.







