Ballina Kronika Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, mësohet se…

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, mësohet se…

38
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas informacioneve, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës që ishte në pronësi të shtetasit T.Ç. Mësohet se ky shtetas është me banim të përkohshëm në Itali.

Prej më shumë se 20 vitesh në banesën ku ka ndodhur shpërthimi, nuk jetonte njeri. Ndërsa janë raportuar për dëme materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.