Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare në mesditë deri pasdite në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje. Vranësirat në zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdeatre dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.







