Ballina Aktualitet “Rama burg, Berisha burg”/ Mijëra qytetarë rrethojnë Kryeministrinë: Poshtë qeveria

“Rama burg, Berisha burg”/ Mijëra qytetarë rrethojnë Kryeministrinë: Poshtë qeveria

96
0

“Rama burg, Berisha burg. Poshtë qeveria”, këto janë thirrjet që mijra qytetarët kanë bërë në bulevardin para kryeministrisë ku po protestojnë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh në Zvërnec, një projekt që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe debate të shumta publike.

Protestuesit, të organizuar nga shoqëria civile dhe ambientalistë, fillimisht kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba, duke shprehur indinjatën e tyre pas incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie sigurie private, i cili më pas u arrestua.

Më pas ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe kërkuan një zëri duke brohoritur dorëheqjen e kreut të qeverisë.