Ballina Sport Mexico City, i paralizuar nga protestat një javë para ndeshjes së parë...

Mexico City, i paralizuar nga protestat një javë para ndeshjes së parë të Kupës së Botës

58
0

Një sindikatë mësuesish kërcënon se do të ketë protesta të tjera para sfidës mes të zotëve të shtëpisë dhe Afrikës së Jugut.

Sërish kaos në Mexico City, një javë nga starti i Kupës së Botës.

Protesta masive nga mësuesit dhe gjykatësit në pension, mbyllje rrugësh dhe kantieresh.

Një situatë që ka provokuar trazira dhe pengesa për miliona rezidentë, të detyruar të vuajnë vonesat e gjata dhe devijimet nga rutina e tyre e përditshme.

Pikërisht në kryeqytetin e vendit të Amerikës qendrore, më 11 qershor luhet ndeshja inauguruese e Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Duke shfrytëzuar vëmendjen ndërkombëtare mbi Meksikën, sindikatat e sektorëve të ndryshëm kanë organizuar marshime, që kanë bllokuar rrugët e qarkullimit.

Manifestuesit kanë bërë me dije se protestat e tyre, që nuk kanë lidhje me Botërorin, mund të intensifikohen, nëse qeveria e Claudia Sheinbaum nuk i merr në konsideratë kërkesat e tyre.

Sindikata e mësuesve në veçanti kërkon nga qeveria që të mbajë premtimin elektoral për shfuqizimin e ligjit të 2007-ës për reformimin e sistemit të pensioneve për punonjësit e sektorit publik, si dhe të rritë pagat. Në rast të kundërt, do të ketë manifestime të tjera para ndeshjes hapëse të Botërorit.