Ballina Europë Kancelari Merz: BE ka bërë edhe gabimet e veta, nuk ka pranuar...

Kancelari Merz: BE ka bërë edhe gabimet e veta, nuk ka pranuar asnjë anëtar të ri prej 13 vitesh

80
0

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se Bashkimi Europian duhet të tregojë se është i gatshëm për zgjerim, duke pranuar se vonesat e viteve të fundit nuk janë përgjegjësi vetëm e vendeve kandidate.

“Kjo pjesë e Europës është pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen dhe nëse nuk kemi pranuar asnjë vend të ri për 13 vjet, mund të themi se BE-ja ka bërë edhe gabimet e veta”, u shpreh Merz para gazetarëve.

Ai tha se zgjerimi europian është vonuar prej vitesh dhe se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një propozim konkret për hapat e ardhshëm që duhet të ndjekin vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit.

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por këto detyra janë të arritshme dhe duam të shohim përparim të shpejtë në këtë proces, veçanërisht me Malin e Zi”, tha Merz.